F1, Massa me shasi të re në Kanada

04/06/2013 21:45

Felipe Massa do të ketë një shasi të re për Cmimin e Madh të Kanadasë që do të zhvillohet këtë fundjavë pasi në garën e kaluar (në Monako) shkatërroi makinën në dy aksidente të rrezikshme.

Ferrari i brazilianit u përplas dy herë në të njëjtën pikë (Saint Devote) dhe u detyrua të braktiste garën. Aksidenti i parë ishte një gabim në pilotimin e tij, ndërsa i dyti një problem me amortizatorët.

Gjithashtu, shasi të re do të ketë edhe Pastor Maldonado (Willimas), i cili në Monako pati një përplasje të fortë me Max Chilton (Marussia) në zonën Tabac.

Top Channel