Eriksson zhvendoset në Azi

04/06/2013 00:00

Sven Goran Eriksson është emëruar kryetrajner i klubit kinez të
futbollit, Guangzhou R&F, pasi është larguar nga klubi arab Al Nasr.

Suedezi 65-vjeçar kishte kërkuar të hiqte dorë nga posti i drejtorit teknik në klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe pasi iu ofrua mundësia e re në Kinë.

Një deklaratë e publikuar në faqen e internetit të Guangzhou thotë: “Bordi drejtues i klubit ka punësuar zyrtarisht sot Sven Goran Eriksson si trajnerin e ekipit të futbollit Guangzhou deri në dhjetor 2014”.

Trajneri suedez ka një eksperiencë të gjatë në drejtimin e pankinave, pasi ka drejtuar kombëtare si Anglia, Meksika dhe Bregu i Fildishtë, si dhe shumë klube, përfshirë këtu Lazio dhe Manchester City.

Top Channel