Shiten biletat e kombëtares

03/06/2013 15:40

Pak ditë nga ndeshja kaq e rendësishme e perfaqësueses sonë me Norvegjinë, biletat nuk duken ende në treg.

Rreth 16.500 biletat e shtyra, ndodhen pikërisht këtu, në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, në pritje të sinjalizimit për të dalë në treg dhe ajo që të bën më pershtypje në prag të këtij takimi është se diçka më shumë se gjysma e tyre, pra rreth 10 000 bileta janë të shitura.

Ndërkohë në këtë periudhë fushate, nuk do të mund të mungonte interesimi i politikës dhe si asnjëherë tjetër, nga 900 biletat që kanë  në tërësi tribuna qëndrore, A dhe B, rreth 700 janë të prenotuara nga administrata shtetërore dhe politikanë.

“Arsyeja kryesore se përse nuk kanë dalë biletat në treg është se kemi dashur të mbrojmë publikun dhe tifozët nga tregu i zi. Shkurtimi i kohës së daljes së biletave në treg kufizon mundësinë për blerje dhe rishitje apo falsifikime të mundshme. Mendoj se do të jemi në gjendje të vëmë në shitje gjysmën e vendeve të stadiumit, ndërsa pjesa tjetër është e prenotuar”, deklaroi Gazmend Malo, drejtor i marketingut në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Nga dita e martë mendohet se do të dalin në treg një pjesë e mbetur e pa rezervuar e biletave, të cilat kanë si element sigurie këtë shirit holograme, nr e serisë dhe vulen e federatës shqiptare të futbollit.

“Kemi kërkesa të shumta, në krahasim me ndeshjet e tjera, nga politikanë dhe anëtarë të lartë të qeverisë e administratës. Pjesa më e madhe e tribunës do të jetë e mbushur me njerëz të këtyre rangjeve”, shtoi Malo.

Top Channel