Bashkimi Europian u shpreh i gatshëm të ndihmojë vendet e prekura nga përmbytjet masive, pasi të bëhet një përllogaritje e dëmeve.
Shirin Wheeler, zëdhënësja e komisionerit për politikat rajonale, Johanes Han, shprehu keqardhje për situatën e rëndë të krijuar nga vërshimi i ujërave në Gjermani, Austri e Republikën Çeke, dhe përcolli ngushëllime për viktimat.
“Jemi tepër të shqetësuar dhe ndiejmë keqardhje të thellë për jetët e humbura prej përmbytjeve në këto vende. I shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave, miqve të tyre dhe të gjithë komuniteteve, që po përballen me shkatërrimin e shtëpive, bizneseve e shkollave. Familja europiane është e gatshme të ndihmojë për aq sa të jetë e mundur, duke përdorur fondin e solidaritetit europian”, tha Shirin Wheeler, zëdhënëse e komisionerit të politikave rajonale.
Pamjet nga Gjermania ishin dramatike: pjesë të tëra qytetesh të mbuluara nga uji risollën në mendje kujtimet e frikshme të “përmbytjes së shekullit”, asaj të vitit 2002.
Pas reshjesh të shumta për ditë me radhë, situata në zonat e përmbytura në jug dhe lindje të Gjermanisë është përshkallëzuar sërish natën e së hënës. Disa qytete dhe qarqe në Bavari, Turingji dhe Saksoni shpallën gjendjen e alarmit në rast katastrofash.
Mijëra njerëz janë të prekur. Ushtria gjermane po përgatitet për misione ndihme. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u premtoi “mbështetje të plotë” landeve më të prekura.
Problematike është situata edhe në vendet fqinje. Qeveria në Pragë shpalli një ditë më parë gjendjen e emergjencës, e vlefshme për të gjitha rajonet, me përjashtim të rajonit Pardubice-s.
Në Poloni përmbytje ka pasur kryesisht në jugperëndim të vendit. Edhe në shumë pjesë të Austrisë situata e përmbytjeve është përshkallëzuar. Në shumë rajone u dha urdhër për evakuime. Në brigjet e Danubit, nëse niveli i ujit vazhdon të rritet deri të martën, kërcënon të përsëritet përmbytja e frikshme e një dekade më parë.
Deri tani 7 persona kanë humbur jetën nga vërshimi i ujërave në këto vende, ndërsa 8 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
***
Situatë kritike është edhe në Pragë, kryeqytetin e Republikës Çeke, ku të paktën tre persona humben jeten, ndersa gjashte te tjere konsiderohen te humbur. Gjendja e jashtezakonshme eshte shpallur ne gjashte nga 14 rajone.
Dy prej viktimave, nje burre dhe nje grua humben jeten pas shembjes se shtepise se tyre ne Trebenice, 30 km ne jug te Prages, pas permbytjeve. Nje burre u gjet i vdekur 150 km, larg kryeqytetit çek. Tete stacione te metrose u mbyllen. Kryeministri çek Peter Nekas,gjate nje mbledhje ugjente, foli per koordinim per t’i bere balle situates. Te pakten 1000 ushtare u mobilizuan per te ndihmuar ne ngritjen e barrierave metalike dhe mbushjen e thaseve me rere. Shkollat dhe bizneset jane mbyllur dhe vemendja eshte perqendruar tek lumi Vitava. Ne rrezik eshte edhe Ura e Karlit, e shekullit te 14-te si dhe ndertesa te tjera historike ne brigjet e lumit.
Ne Austri, permbytjet dhe rreshqitjet e dheut detyruan qindra banore te shperngulen. Nje person ka humbur jeten ne Salzburg, dy konsiderohen te humbur. Eshte shpallur gjendja e jashtezakonshme ne Vorarlberg, ku nje person rezulton i humbur. Sipas sherbimit meteorologjik “brenda dy diteve kane rene shira, sa per dy muaj”.
Top Channel