
Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu deklaroi se situata e krijuar
në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po rrezikon procesin e 23 qershorit,
ndërsa kërkoi nga kreu i shtetit Bujar Nishani që të ndërhyjë në këtë
situatë të krijuar.
“Jam pesimist për të gjendjen ku ndodhemi. Nevojitet ndërhyrja e kryetarit të shtetit, i cili duhet të bëjë arbitrin me politikanët”, u shpreh Moisiu, i cili komentoi nga Vlora situatën parazgjedhore në vend.
Ish-presidenti theksoi se zgjedhjet e 23 qershorit janë më të rëndësi vendimtare për Shqipërinë dhe kërkoi emancipimin e elektoratit shqiptar, i cili duhet t’i kërkojë llogari politikanëve për ato që kanë bërë për popullin.
“Politikanët tanë janë materialistë, ata duan ta mbajnë pushtetin me çdo kusht. Por pushtetin ta jep populli, ta jep vota e tij dhe nuk mund të merret me dhunë”, u shpreh Moisiu.
Top Channel