Negociatat në kampin e opozitës/ Në forumin e dialogut politik morën pjesë 15 parti, munguan sërish Shehaj dhe Qori LSI zhvilloi një tubim elektoral në peshkopi nga ku Ilir Meta preku
një problem të mprehtë për këtë qytet, mungesën e ujit të pijshëm, edhe
pse është një zonë e pasur me ujëra.
“Jam pak i trishtuar, pasi Dibra është qarku më i harruar dhe më i braktisur nga qeveria Berisha, për sa i takon infrastrukturës. Edhe pas 8 vitesh qytetarët e këtij qarku, kanë më pak se 2-3 orë ujë në ditë. Nuk e meriton Peshkopia këtë situatë edhe pse janë bërë 7 milionë euro investime. Ka ardhur koha, meqënëse Berisha nuk e zgjidhi as problemin e ujit të pijshëm për këtë qytet, rrëzë malit të Korabit, ka ardhur koha që dibranët t’i japin ujë me bisht të lugës dhe jo vota”, tha Meta.
Kreu i LSI-së u premtoi dibranëve ndërtimin e rrugës së Arbërit në mënyrë që ajo siç theksoi ai të mos mbetet legjendë.
Top Channel