F1, Hamilton: Të ruajmë gomat në Kanada

03/06/2013 13:20

Lewis Hamilton ka fiksuar objektivin e tij të radhës: të ruajë sa më shumë gomat në Cmimin e Madh të Kanadasë që do të zhvillohet këtë fundjavë në cirkuitin Gilles Villeneuve të Montrealit, aty ku ka fituar tre herë në karrierë.

“Kjo pistë është aty ku jap më të mirën. Kam fituar tre herë dhe më pëlqen shumë si cirkuit. Është shumë i shpejtë dhe argëtues për pilotët”, u shpreh Hamilton nëpërmjet një komunikate të skuderisë Mercedes.

Britaniku mendon se kjo pistë është e ngjashme me atë të Monakosë në disa pika: “Duhet një konfigurim i ngjashëm për të kaluar në bordura dhe për të qenë kompetitivë. Gjithsesi, sfida jonë është të ruajmë gomat sa më mirë.”

Cmimi i Madh i Kanadasë do të zhvillohet të dielën e 9 qershorit dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel