Protestat në Turqi nuk japin asnjë shenjë qetësimi. Trazirat më të dhunshme në vend prej dekadash të tëra u rindezën pas tre ditë demonstratash, ku nuk munguan përplasjet me policinë, që së fundi ka përdorur edhe pompat e fuqishme të ujit kundër turmës së njerëzve.
Zemërimi i njerëzve fillimisht u drejtua kundër një projekti ndërtimi në një park të Stambollit. Por, tani protestuesit luftojnë kundër qeverisë dhe asaj, që e shohin si përpjekje të partisë islamike në pushtet, AK, për të kufizuar liritë personale.
Një “shoë” sfide ndaj autoritarizmit të fshehur të kryeministrit, Rexhep Tajip Erdoan, e quajnë disa. Vetë kreu i ekzekutivit mendon se pas trazirave qëndrojnë elementë ekstremistë dhe këmbëngul të tregojë se, kjo valë protestash nuk është ‘pranvera turke’.
Erdoan deklaroi se, nisur nga të gjitha incidentet e regjistruara, po të veçohen njerëzit që iu bashkuan këtyre protestave me një lloj naiviteti emocional e të shtyrë nga apelet e mediave sociale, atëherë mund të shihet fare qartë se tubimet i kanë organizuar elementët ekstremistë.
Tashmë, në mandatin e tij të tretë në krye të ekzekutivit, Erdoani po përpiqet të lërë në vend gjurmën e tij, duke ripërvijuar politikën e jashtme, duke rishikuar kushtetutën e madje, edhe duke transformuar konturet e lashta të Stambollit.
Për shumë nga demonstruesit, dalja në rrugë ka natyrë simbolike. Ata duan të tregojnë se e gjithë kjo po bëhet për të ndryshuar diçka dhe për ta bërë qeverinë të dëgjojë zërin e popullit.
***
Në një konference përpara udhetimit në
Marok, ai tha se tensionet janë shkaktuar nga ekstremistë.
“Sa u takon incidenteve, si Kryeminister dhe si banor i Stambollit, do te doja te thoja se nëse veçojme njerezit që iu bashkuan protestave me ndjenja naive, pas thirrjeve ne mediat sociale, elementet ekstremiste organizuan kete proteste dhe njerezit e pashprese iu bashkuan”, tha Kryeministri.
Ai akuzoi opozitën që po provokon “qytetaret e tij”.
“Ata qe deshtuan per të na mposhtur ne zgjedhjet demokratike, po perpiqen të na mposhtin duke perdorur keto metoda”, theksoi Erdogan.
Revolta kunder nje plani per zhvillimin e Parkut ‘Gezi’, prane Sheshit ‘Taksim’ mori përmasat e një proteste antiqeveritare mbarekombetare.
U deklarua zyrtarisht vdekja e nje te riu, Etem Sarisuluk, i plagosur me arme zjarri gjate protestave ne Ankara. Lajmi eshte konfirmuar nga sekretari i pergjithshem i Fondacionit Turk per te Drejtat e Njeriut.
Top Channel