Beckenbauer: Heynckes, mos shko tek Reali!

03/06/2013 12:25

Franz Beckenbauer ka këshilluar trajnerin në largim të Bayern Munchen, Jupp Heynckes, që të mos shkojë tek Reali i Madridit.

“Kaizeri” i futbollit gjerman vlerësoi gjithashtu teknikun veteran i cili të shtunën kompletoi “Tripletën” me Bayern Munchen pas fitores edhe në Kupën e Gjermanisë: “Heynckes meriton një monument me punën që ka bërë tek Bayern. Me fitoren e “Tripletës” ai u largua si në ëndrra. Tani nuk duhet të bëjë gabim të shkojë tek Reali.”

“Më e mira për të është që të mos jetë më trajner, por nëse nuk do që të dalë në pension, më mirë të marrë kombëtaren gjermane ose drejtor sportiv në ndonjë klub”, theksoi Beckenbauer për ‘Bild’.

Ka disa ditë që po spekulohet me mundësinë që Heynckes të marrë drejtimin e Real Madrid pasi Carlo Ancelotti, objektivi numër 1 i madrilenëve, nuk po shkëputet dot nga Paris Saint Germain.

Top Channel