Topi prezanton kandidatët në veri

01/06/2013 00:00

Bamir Topi ishte në Peshkopi ku prezantoi kandidatët për deputetë të FRD-së, të kryesuar nga Sali Shehu.

“Padyshim që kam qenë po aq i ndjeshëm sa edhe ju, kur kam dëgjuar për nevojën e realizimit të rrugës së Arbrit, një rrugë historike, një rrugë e cila ka lidhur qarkun e Dibrës me Tiranën edhe atëherë kur nuk kishte një shtet normal në Shqipëri”, tha Topi.

Ndërsa në Tirane, Topi u uroi per 1 Qershorin femijet e policeve qe kane dhene jeten ne krye te detyres.

Bode: Do të investojmë në bujqësi

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka zhvilluar nje takim elektoral me banoret e fshatit Tren ne rrethin e Devollit, ku teksa eshte ndalur tek investimet e bera ne infrastrukture, por edhe bujqesi, ai ka premtuar edhe vijimesine e tyre.

“Ne kemi vendosur të mbështesim prodhimin, duke hequr importin për makineritë e pajisjet për bujqësi e të gjithë industritë që përpunojnë produktet bujqësore e blegtorale. Një prej pikave me te rendesishme per kete zone eshte edhe garantimi i tregut per shitjen e produkteve bujqesore te fermereve te Devollit”, tha Bode.

Mediu, takime në Kuçovë

Fatmir Mediu vijoi takimet elektorale në qytetin e Kuçovës, ku prezantoi kandidatët për deputetët të kësaj zone.

“Jetën dhe lirinë na e ka falur Zoti, e këtë vlerë të jashtëzakonshme të jetës dhe lirisë, ne do ta vëmë në shërbim të së ardhmes sonë”, deklaroi Mediu.

Pas Kuçocës, kryetari i Republikanëve ishte në seli të Tiranës, prej nga ku deklaroi se në 23 qershor, qytetarët kanë në dorë të zgjedhin midis familjes europiane dhe rënimit ekonomik të udhëhequr prej Ramës

PDIU prezanton Muhadinin

Kreytari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ishte në Tiranë ku prezantoi kandidatin për deputet të këtij rrethi, Tahir Muhedinin, në një takim me banorët e njësisë numër dy, në Qytetin Studenti.

“Do të çojmë për deputet Tahir Muhedimn dhe Ëngjëll Carën, e ju garantojmë që do të çojmë në Parlamentin e Shqipërisë plot shtatë deputetë patriotë”, deklaroi Idrizi.

Idrizi premtoi edhe zgjidhjen e çështjes së pronës, përmes krijimit të një autoriteti kombëtar të pronave dhe ndryshimit të ligjit duke sanksionuar kompensimin fizik.

Gjinushi: Meta, shërbim Berishës

Nga qyteti i Elbasanit, Skëndër Gjinushi e konsideroi votimin e tre ligjeve si shërbimin e radhës që i bën Lëvizja Socialiste për Integrim kryeministrit Berisha, për të mbuluar dështimet e së shkuarës.

“Si mund të kërkojë votë, sidomos të së majtës, ata që ishin shkaktarë dhe nxitësit e masakrës së 21 janarit, si mund të kërkojnë ata votën e “kokëpalarëve”, ndonëse palarë ishin ata”, theksoi Gjinushi

Basha në shtabin e PS-së

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e bllokut ‘Qemal Stafa’ me një projekt prej 50 milionë lekësh, nga rruga ‘Ibrahim Brahja’.

“Nuk do të ndërhyjmë më asfalt elektoral, por me një projekt të thellë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjatë inspektimit të punimeve të kësaj rruge, kryebashkiaku Basha i bëri një vizitë të papritur shtabit elektoral të opozitës në njësinë bashkiake numër 3 ku takoi dhe kandidaten për deputete Lindita Nikolla.
Milo, takime në Lezhë

Paskal Milo zhvilloi një takim në Lezhë ku prezantoi kandidatët për deputetë të PDS dhe u kërkoi qytetarëve të zhdukin me votë politikanët që kanë zënë Shqipërinë për gryke.

“Mund të blesh sot votën me para, por nuk mund të blesh shpirtin e lirë të shumicës së shqiptarëve që duhet patjetër të ndëshkojnë këta hajdutë, të cilët për fat të keq janë shumë nuk janë pak”, tha Milo.

Top Channel