PSG, shuma “të çmendura” për Rooney

01/06/2013 17:30

Wayne Rooney mund të shndërrohet së shpejti në një futbollist më i paguar se Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, pasi Paris SG është i gatshëm që të bëjë çmendurira, për të siguruar kartonin e 28-vjeçarit.

Në bazë të ofertës që kampionët e Francës po përgatisin, Rooney do t’i shkojnë 16 milionë euro në sezon, për katër vitet e ardhshëm, ndërsa United do të paguhet me rreth 50 milionë euro.

Pasi ka fituar pesë tituj kampionë të Anglisë dhe një Champions League me fanellën e “Djajve të Kuq”, Rooney nuk e fshehu, menjëherë pas tërheqjes së trajnerit Ferguson, dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re jashtë klubit.

Nëse oferta do të konkretizohet, Rooney do të shndërrohet në futbollistin e dytë më të paguar të botës, pas Eto’o që fiton 20 milionë euro në vit tek Anzhi, por përpara Ronaldo-Messi, që përfitojnë nga 12 milionë euro në vit, në bazë të kontratave të tyre aktuale.

Top Channel