Bajerni kompleton tripletën

01/06/2013 21:55

Bajerni i Mynihut përmbushi një tripletë historike, duke mposhtur në finalen e Kupës së Gjermanisë rivalët e Stuttgartit.

Pas dominuan të gjithë sezonin, duke fituar Bundesligën dhe Champions League, gjigantët bavarezë hyjnë në histori si klubi i shtatë që arrin të fitojë të tre titujt kryesorë të sezonit, falë suksesit 3-2.

Rezistenca e një Stuttgarti gjithsesi të shkëlqyer zgjati në këtë takim pak më shumë se gjysmë ore. Përballë presionit të Bajernit, mbrojtësi Traore gaboi, duke i dhuruar kampionëve një penallti të konvertuar mjeshtërisht nga Muller.

Menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, Gomez dyfishoi shifrat, ndërsa i shërbyer nga Muller, sërisht Gomez u duk se “hipotekoi” fitoren e “Olympiastadionit” në Mynih, duke tregishuar në të 61’.

Megjithatë, në stil të plotë “gjerman”, Stuttgarti nuk pranoi të mbetej një “pre e sakrifikuar” në altarin e supremacisë bavareze, duke nxjerrë një 30 minutësh të shkëlqyer, falë edhe një lloj tolerimi që u pa tek Bajerni.

Martin Harnik, me dy gola, në të 71’ dhe në të 80’, riktheu në lojë Stuttgartin, duke i dhënë jetë dhjetë minutave të fundit emocionuese, ku pavarësisht rasteve për shënim nga Robben e Schëeinsteiger, si dhe dy raste me goditje standarte “in extremis” per barazim, gjithçka mbeti i pandryshuar.

Me këtë rezultat, Bajerni permbushi një arritje historike, që më parë është realizuar vetëm nga Selltiku në vitin 1967, Ajaksi (1972), PSV Eindhoveni (1988), Manchester United (1999), Barcelona (2009) dhe Interi (2010).

Top Channel