Heidi Klum mbeti e shtangur, kur një femër protestoi gjysmënudo ndaj saj, gjatë finales së “Germany Next Top Model”, programi që i ofron një kontratë me kompanitë e modës vajzës fituese.
Supermodelja Klum, prezantuese në këtë shfaqje, u kontenstua nga një protestuese e lëvizje feministe “Femen”, me qendër në Ukrainë, por që po përhapet me shpejtësi në disa vende perëndimore.
Protestuesja kishte shkruar në trupin e saj “Shfaqja Horror e Heidit” dhe “Shfaqja Sadiste”.
Sipas “Femen”, një spektakël si ai që Klum po prezantonte, e banalizon figurën e femrës në thjesht një objekt seksual, duke dëmtuar rëndë atë që një femër është në të vërtetë.
Protestuesja, i pervidhet sigurise dhe ngjitet gjysmenudo ne skenen e programit. Klum, djathtas me shpine
Në të shkuarën, ky grupim feminist është bërë i famshëm për mbajtjen e protestave ndaj protestitucionit, institucioneve fetare, agjensive të martesave ndërkombëtare apo aktiviteteve të tjera që konsiderohen të natyrës diskriminuese seksuale.
Heidi Klum kurorezon fituesen e edicionit te “Germany Next Top Model”
Më parë gjatë vitit, në një takim në Kremlin, “Femen” befasuan presidentin Putin, duke u zhveshur përpara tij “top-less”.
Top Channel