Monaco zyrtarizon blerjen e Falcao

31/05/2013 20:10

Monaco ka zyrtarizuar pasditen e së premtes blerjen e Radamel Falcao nga Atletico Madrid. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit francez, Dmitry Rybolovlev.

Miliarderi rus deklaroi në ceremoninë që mbylli sezonin e klubit të Principatës se sulmuesi kolumbian kishte zgjedhur të luante për bardhekuqtë: “Jemi shumë të lumtur që Falcao zgjodhi klubin tonë. Është një nder për ne që do të kemi në gjirin tonë një nga futbollistët më të mirë të botës.”

Kolumbiani ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Monakonë dhe në Twitter shkroi: “Dua të njoftoj se do të luaj për AS Monaco! Objektiva të tjerë dhe sfida të tjera më presin!”

Në këtë mënyrë, Radamel Falcao bëhet blerja e katërt e Monaco për sezonin e ardhshëm. James Rodriguez, Moutinho dhe Ricardo Carvalho kanë nënshkruar më parë me klubin që deri tani ka shpenzuar 130 milionë euro në merkaton e verës.

Top Channel