Kukan përshëndet “3 ligjet”

31/05/2013 00:00

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin, Eduard Kukan,
mirëpriti nëpërmjet një deklarate për shtyp miratimin e tre
projektligjeve te integrimit, si një sinjal pozitiv për përparim të
mëtejshëm në procesin e integrimit.

“Miratimi i këtyre ligjeve tregon aftësinë e politikanëve shqiptarë që në fund të fundit të punojnë sëbashku për axhendën e integrimit në mënyrë konsensuale. Do të doja të inkurajoja të gjithë politikanët të vijojnë me këtë frymë edhe në periudhën e ardhshme”, deklaroi Kukan.

Top Channel