F1, Webber: Në Kanada dua podiumin

31/05/2013 15:30

Mark Webber shpreson për një vend në podium në Cmimin e Madh të Kanadasë, gjë që nuk e ka arritur kurrë më parë deri tani.

“Kurrë nuk jam ngjitur në podium në këtë cirkuit dhe shpresoj që kjo gjë të ndryshojë. Është një garë tërheqëse dhe tifozët kanadezë janë shumë të zjarrtë”, theksoi australiani i Red Bull.

Webber deklaroi gjithashtu se ndihet shumë mirë kur piloton në Montreal: “Është një cirkuit urban dhe garat në Kanada janë gjithmonë interesante. Kjo garë nuk na pëlqen vetëm ne pilotëve, por edhe tifozëve.”

Cmimi i Madh i Kanadasë do të zhvillohet të dielën e 9 qershorit dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel