F1, Vettel: Kanadaja, një nga garat më të bukura

31/05/2013 15:15

Sebastian Vettel, lideri i klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve në Formula 1, ka shprehur optimizëm në kuadër të Cmimit të Madh të Kanadasë dhe ka theksuar se kjo garë është një nga më të bukurat e kampionatit.

“Cirkuiti ka ritëm të lartë dhe është një nga garat më të bukura të kalendarit. Ambienti dhe tifozët janë fantastikë, i gjithë qyteti i Montrealit e jeton këtë sport gjatë gjithë javës dhe na bën të ndihemi mirë”, deklaroi gjermani i Red Bull.

Vettel kujtoi edhe garën e vitit 2011, kur ai humbi vendin e parë në xhiron e fundit për shkak të një gabimi dhe fitorja shkoi për Jenson Button (McLaren): “Bëra një gabim kur duhej edhe gjysmë xhiroje nga fundi dhe humba vendin e parë. Kështu e kanë garat dhe besoj se tifozët kënaqen shumë me gara të luftuara deri në fund.”

Cmimi i Madh i Kanadasë do të zhvillohet të dielën e 9 qershorit dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel