
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të qarkut të Lezhës, kryeministri Sali Berisha u ndal në Rrëshen, ku premtoi më tepër infrastrukturë për këtë zonë.
“Do të bëjmë gjithçka për ta bërë Mirditën me infrastrukturën moderne që meriton. Do të bëjmë gjithçka, që nëntoka e pasur e Mirditës, me ujra e pasuri të tjera, të shndërrohen në mirësi, në punësim”, u shpreh Berisha.
Berisha tha se mandati i tij i tretë do të sjellë ndryshim për gjithë vendin.
“Në 4 vitet që vijnë, Mirdita dhe Shqipëria do të marrin 6 miliardë dollarë investime të huaja. Në 4 vitet që vijnë, Mirdita e Shqipëria turistike do të njohin zhvillimet më të mëdha. Numri i turistëve do të rritet në 7 milionë. Dhjetra-mijëra shqiptarë do të punësohen në industrinë turistike”, shtoi më tej Berisha.
Më pas, Berisha vijoi me akuzat e tij ndaj liderit socialist, Edi Rama. Berisha tha se të majtët janë pa program dhe se kreu i PS-së bllokoi integrimin. Kryeministri tha se Rama gënjen, kur thotë se katragjyshët e tij janë nga Mirdita, pasi ai nuk e di origjinën e tij.
“Bëri çfarë bëri edhe kur erdhi këtu ju tha juve, jam nga Proseku, i kam rrënjët nga Mirdita. Shkon në Tropojë edhe u thotë se të parët e tij janë nga Tropoja. Pra, një njeri, i cili nuk di apo nuk do t’ia dijë se nga është. Në qoftë se ka një njeri në Shqipëri, që për shkak të padijes nuk di se ç’është programi politik, ai ekonomik, apo ai legjislativ, ai është vetëm Edi Rama. Pyeteni pak ish-presidentin Rexhep Mejdanin, të cilit në zgjedhjet e 2009-s i dorëzoi një vëllim, ku i tha janë 5 mijë faqet e programit dhe në një dalje u tha shqiptarëve se s’kishte asnjë faqe program”, përfundoi Berisha.
Berisha në Dibër, përurime e premtime
Kryeministri Sali Berisha është rikthyer në qarkun e Dibrës duke
premtuar në Burrel inaugurimin brenda dy viteve të ardhshëm të Rrugës së
Arbrit.
Kryeministri kerkoi voten per Partine Demokratike, sepse, siç thote ai, Qeveria e tij bashke me qyetaret kane bere Shqiperine nje vend me te mire per t’u jetuar.
“Ja sepse këtu në Burrel bizneset dhe në kohë të vështirë u dyfishuan; ja sepse janë në ndërtim dhe po ndërtohen mbi 80 hidrocentrale dhe do të punësohen mbi 5 mijë qytetarë matjanë, dibranë në të katër anët e këtij qarku”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha u beri thirrje shqiptareve te ndeshkojne me vote me 23 qershor alternativen e bllokimit, siç e quan ai alternativen e Partisë Socialiste.
“Socialistë dhe demokratë dhe të gjithë qytetarë e Shqipërisë. A e meritoni ju bllokimin? A e meritoni ju të mos ju rriten rrogat, pensionet, a e meritoni të mos zgjerohen bizneset, të mos ishim në NATO, të mos lëviznim të lirë dhe pa viza? Autobusi yt me xhama të zi nuk të lejon të shohësh asgjë çfarë ndodh në Shqipëri”, tha Berisha.
Ndersa per Bulqizen, ku zhvilloi nje miting tjetër elektoral, Kryeministri Sali Berisha e perqendroi vemendjen tek minierat dhe minatoret, duke premtuar zhvillime te reja, qe siç tha ai, mund te ishin realizuar edhe me shpejt.
“Filloi punen “Traverbangu” do të fillojë punën fabrika e pasurimit, do filloje punën pusi i thelle qe garanton minierën edhe për 100 vjet të tjera. Ju premtoj solemnisht minatorëve të Bulqizës të Matit dhe mbarë Shqipërisë se një nga aktet e para do të jetë mosha e pensionit 55 vjec”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha ftoi qytetaret te bashkohen me Partine Demokratike dhe te votojne alternativen e saj te zhvillimit.
“Rruga jonë nuk ka qenë pa vështirësi, por ka qenë rrugë e suksesshme, rrugë e ndryshimeve të mëdha, ndaj edhe ju ftoj të ecim së bashku përpara drejt zhvillimit, përpara drejt punësimit, drejt BE-së, drejt fitores, drejt të ardhmes që meritoni”, tha Berisha.
Berisha inauguron rrugën e re Kukës-Peshkopi
Më pas, kryeministri Berisha u ngjit në Kalanë e Dodës për të inauguruar rrugën e re Kukës-Peshkopi, që me 64 kilometrat e saj u shërben rreth 40 mijë banorëve të 10 komunave të qarkut Dibër.
Rruga Kukës-Peshkopi është pjesë e Unazës Lindore të Shqipërisë dhe ajo është projektuar të qarkojë vendin nga Vermoshi, duke shkuar në juglindje me Librazhdin, Korçën, Kolonjën, duke zbritur në jug me Përmetin, Delvinën dhe lidhet me Vlorën.
“Për ne nuk do të ketë komunë, nuk do të ketë fshatra të izoluar. Do të shkurtojmë të gjitha distancat. Askund ne nuk kemi tokë të pavlerë, askund nuk kemi fermerë dembelë. Ne do të bëjmë gjithçka që aty ku ju jetoni të keni drita, të keni ujë, të keni rrugë, të keni shkolla, të jetoni si qytetarë me dinjitet të plotë”, deklaroi Berisha.
Për kryeministrin Berisha numri 44 në fletën e votimit është zgjedhja e duhur për çdo shqiptar që kërkon mirëqënien. “Ndaj dhe më 23 qershor votoni 44, votoni Partinë Demokratike! Ndaj dhe thirrja ime vllazërore, qarku i Dibrës, 5 deputetë duke votuar 44-n”, u shpreh Berisha.
Përpara se të shkonte në Rrëshen, kryeministri ndaloi në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë takimeve dhe bisedave me banorët tha se mes dibranëve bujarë, mikpritës dhe punëtorë, ndjehej gjithmonë si në shtëpi.
Top Channel