Monaco shpall “princin” e ri: Falcao

30/05/2013 03:45

Atletico Madrid dhe Monaco kanë arritur një akord për shitjen e sulmuesit kolumbian, Radamel Falcao.

Skuadra, në pronësi të manjatit rus, Dmitry Rybolovlev, do t’i paguajë plot 45 milionë spanjollëve për kartonin, por lajmi më shokues është ai i 14 milionë eurove në vit, që “El Tigre” do të përfitojë në principatë.

Sulmuesi ka kaluar vizitat mjekësore të martën dhe Atletico nuk dëshiron ta detyrojë të paguajë klauzolën prej 60 milionë eurosh, të vendosur vitin e kaluar.

Sheiku rus po përgatit një revolucion të vërtetë në futbollin botëror: për projektin e Monaco-s do të dëgjohet duke nisur nga kjo verë dhe premtimet, se do të vazhdohet të flitet për një Chelsea apo Manchester City të ri, janë përhapur gjithandej.

Për t’u përballur me ekipet e tjera të pasura të Ligue 1, madje edhe me kampionët e rinj të Francës, Paris Saint Germain, Rybolovlev ka planifikuar të shpenzojë rreth 200 milionë euro, për të ndërtuar një ekip, që kompetitiv ka qenë edhe gjatë këtij sezoni, që sapo lamë pas.

Deri tani janë konfirmuar vetëm blerjet e Moutinho dhe James Rodriguez, të dy nga Porto, për shifrën e 70 milionëve së bashku, dhe Carvalho-s, i sapo prezantuar. Në listën e goditjeve të ardhshme janë edhe Victor Valdes, Ivanovic, Fabio Coentrao, Tevez dhe pothuajse e sigurt, Falcao.

Top Channel