Meta: Të ndryshojmë modelin ekonomik

30/05/2013 00:00

Në një takim me biznesmenë në qytetin e Shkodrës, kryetari i Lëvizjes
Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha se në kushtet e një ekonomie në
vështirësi, më e rëndësishme se mënyra e taksimit është një model i ri
ekonomik që bazohet tek prodhimi vendas dhe eksportet.

“Për ne është imediate që përpara se të diskutojmë për taksat, të diskutojmë dhe të angazhohemi për një model të ri ekonomik, i cili bazohet jo thjesht tek konsumi, por që bazohet tek prodhimi në vend. Dhe akoma më tepër tek një ekonomi që jo vetëm prodhon por edhe eksporton. Kjo është rruga më e sigurt për një ekonomi kombëtare të qëndrueshme dhe njëkohësisht edhe për një punësim të qëndrueshëm”, tha Meta.
 
Kryetari i LSI-së u ndal edhe tek shlyerja e borxheve që Qeveria i ka bizneseve për punët e kryera publike, duke thënë se në ditët në vijim do të paraqesë një propozim konkret për zgjidhjen e këtj problemi.

Një tjetër çështje shqetësuese për biznesin sipas Metës është TVSH-ja e parimbursuar për të cilën kryetari i LSI-së propozon rimbursim automatik.

Top Channel