F1, Williams me motor Mercedes

30/05/2013 15:40

Skuderia Williams, që aktualisht furnizohet me motorë Renault, ka njoftuar ditën e enjte se ka firmosur një kontratë afatgjatë me Mercedes-Benz për të përdorur motorët e firmës gjermane në botërorin e Formulës 1 në vitin 2014.

Në themel të kësaj marrëveshjeje janë rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi në Formulën 1 që nga sezoni i ardhshëm dhe në veçanti futja e motorëve turbo V6.

“Kam nderin të njoftoj bashkëpunimin e ri me Mercedes-Benz për sezonin 2014 dhe më tej. Mercedes-Benz ka qenë një nga fabrikuesit më të suksesshëm të motorëve sportivë dhe besojmë se do të jemi shumë kompetitivë me këta motorë”, deklaroi Frank Williams, shefi i skuderisë britanike.

Top Channel