Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Krujë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi të papërgjegjshëm bllokimin e statusit të vendit kandidat, si dhe ironizoi sërish me sloganin e të majtëve, Rilindjen.

“Zoti Edi Rama, me një akt më të papërgjegjshmin, bllokoi statusin e vendit kandidat. A mundet që një shqiptar t’u bënte shqiptarëve këtë që bëri Edi Rama për 236 ditë? Çfarë ndodhi, që i votove sot, pas 236 ditësh? A nuk u thatë ju zotëri, se po i bllokonit për Fierin? Çfarë do u thuash sot qytetarëve të Fierit, që s’kishe asnjë motiv për t’i bllokuar, por që spekulove me emrin e tyre për interesat e tua personale?”, u shpreh Berisha.

“Janë dyfishuar bizneset në Krujë dhe gjithë Shqipërinë, u rrit
ekonomia, u rrit turizmi nga 300 mijë në 4.7 milion. Shqipëria u bë më e
njohur se kurrë me potencialin e saj turistik. Alternativat janë të
ndara, e jona është rruga e integrimit. Së shpejti do marrim statusin e
vendit kandidat, do hapim negociatat për vend anëtar të BE-së. Së bashku
me ju, me heqjen e taksës mbi makineritë dhe cdo gjë tjetër që duhet
për prodhimin ne i dhamë bizneseve një shtytje të re të fuqishme që do
shoqërohet me ngritjen e mijëra vendeve pune. Në 4 vite në tërhoqem 4
mld dollarë, në katër vitet që vijnë do tërheqim 6 mld dollarë në katër
vitet që vijnë. Do asfaltojmë cdo rrugë të këtij vendi”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha e mbylli turin e së enjtes në Kamëz, duke i ftuar të votojnë PD-në, pasi lideri i majtë Rama – tha ai – me përbuzje ju ka thirrur shpellarë dhe çeçenë.

“Alternativa tjetër është etiketimi juaj njëherë shpellarë, herën tjetër çeçenë. Urdhëro zoti Rama, këta burra që janë këtu, që kanë ardhur nga të katër anët e dheut, kanë ndërtuar me supet e tyre, me shpirtin e tyre, vilat e shtëpitë e bukura. Kanë ndërtuar qytetin e gjashtë më të madh të Shqipërisë. Je identik, si të ishe binjak me Nastradinin, ai udhëtonte me veshgjatin, ndërsa ti udhëton me autobusin bunker”, shtoi Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA