Partia Republikane ka çelur fushatën në qytetin e Durrësit dhe kryetari Fatmir Mediu prezantoi shtyllat kryesore te programit.

“Me jetën dhe lirinë tonë, me pronën tonë, si një e drejtë hyjnore ne ndërtojmë mirëqënien dhe ekonominë tonë familjare, mirëqënien dhe ekonominë e kombit tonë, ndërtojmë realitetin tonë europian dhe kjo është rruga që ne duhet të vazhdojmë, rruga që ne kemi vendosur ta vazhdojmë së bashku”, tha Mediu.

Kesaj partie, i eshte bashkuar edhe kandidati per deputet Agron Duka, i cili i premtoi qytetareve durrsak se do te permbushë kerkesat e tyre.

“Eshtë e vërtetë se sot politika është e lodhshme, shpesh abuzive dhe pa dinjitet, por përtej bërjes së politike janë edhe njerëzit që populli voton. Ndaj ju them se para se të shkoni në kutitë e votimit, me 23 qershor mendoni mirë se kujt po ia jepni votën”, tha Duka.

Në hapjen e fushatës ishin te pranishem perfaqesuesit nga grupi i Miqve te Shqiperise ne Kongresin Amerikan te kryesuar nga kongresmeni Robert Aderhold.

Top Channel