Nike-Armstrong, fund edhe për “Livestrong”

29/05/2013 00:30

“Nike” largohet përfundimisht nga Lance Armstrong.

Kompania amerikane ka vendosur të ndërpresë pas 9 vitesh bashkëpunimin me “Livestrong”, fondacionin jo fitimprurës kundër kancerit të ish-çiklistit.

“Nike”, që ka dërguar pothuajse 100 milionë euro fonde për “Livestrong”, tetorin e kaluar kishte anuluar sponsorizimin personal ndaj Armstrong, pas pranimit publikisht të tij se kishte përdorur substanca dopuese.

Një zëdhënës i fondacionit, nga i cili Armstrong kishte dhënë dorëheqjen si president, pas çështjes së dopingut, ka falënderuar gjithsesi kompaninë amerikane për ndihmën e dhënë gjatë 9 viteve, si dhe ka siguruar se fondacioni i bamirësisë mbetet në kushte të mira financiare dhe do të vazhdojë impenjimin e tij në luftën kundër kancerit.

Top Channel