Ata janë ndër këngëtarët e parë të viteve ’90. Janë djemtë të cilët sollën një tjetër lloj muzike, që ndryshuan shijet dhe preferencat e shumë të rinjve dhe që shumë shpejt u kthyen në idhujt e tyre.

Ata ishin solistet e grupeve muzikore “Arb”, “Tingulli i Zjarrte” dhe “X”.

Ishin fundi i viteve 80 dhe fillimi i viteve 90, kur Redon Makashi, Aleksander Gjoka dhe Elton Deda u njohen me njëri-tjetrin.

Rivalë në muzikë, por miq në jetën e përditshme, trioja Gjoka-Makashi-Deda, duket se u konsolidua më tepër pas shpërbërjes së grupeve dhe daljes së tyre në skena festivalesh si solistë.

Kulmi i shoqerisë së tyre dhe bashkëpunimit muzikor arriti me kengen e vitit 1996, “Të pranoj si je”.

Pak kohe me vone, ata realizuan këngen “Vajza e Detit”.

Por, bashkepunimi mes tyre nuk ngeli thjesht ne muzike. Ne vitin 2002, ata hapen pubin “Rock Café Musketieret”.

Ikja ne Amerike e Elton Dedes beri qe biznesi te mbyllej, per te mos ndikuar aspak ne miqesine e tyre, e cila vijon ende te mbetet e forte, edhe pas me shume se 20 vitesh njohje.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA