Mancini, tifozët e City-t “blejnë” faqe gazete

29/05/2013 02:00

Lamtumira ishte traumatike, por gjurmët e lëna në zemrat e tifozëve nuk mund të fshihen.

Pasi Roberto Mancini i përshëndeti tifozët e Manchester City-t, duke blerë një faqe gazete, të cilën ua dedikoi atyre, edhe mbështetësit më fanatikë të “Citizens” i kanë kthyer reston teknikut italian.

Kështu, në “Gazzetta dello Sport” është shfaqur një faqe me një foto të Mancinit, me një dedikim: “Falemnderit Mancini, përgjithmonë njëri prej nesh. Njëherë blu, gjithmonë blu. Tifozët e Manchester City”.

Ultrasit e City-t kanë blerë faqen e përzgjedhur, duke shpenzuar afro 7 mijë stërlina, apo 8 mijë euro. Idea ka qenë e Adam Keyworth, lideri historik i tifozerisë “Sky Blues”, që në pak ditë arriti të mblidhte lekët e nevojshme, madje diçka më shumë, që shkoi për bamirësi.

Me pak fjalë, janë 3 vjet që City nuk do t’i harrojë kollaj dhe kjo, jo vetëm për titullin e Premier League, të fituar vitin e kaluar.

Top Channel