Holandë, gjyqi ndaj vrasësve të gjyqtarit

29/05/2013 17:45

Tetë persona u paraqitën të mërkurën në gjykatën e qytetit holandez të Lelistadit, me akuzën e vrasjes së një vijërojtësi, pas një ndeshje futbolli mes të rinjsh.

41-vjeçari Richard Nieuëenhuizen, baba i tre fëmijëve, u vra brutalisht në një pritë që ju bë në dalje të stadiumit në datën 2 dhjetor 2012.

Shtatë adoleshentë dhe babai i njërit prej futbollistëve u arrestuan, si përgjegjës për vdekjen, e shkaktuar nga plagët e marra gjatë rrahjes.

Në gjyq nuk do të debatohet për përgjegjësinë e të panderhurve, të cilët kanë pranuar se rrahën gjyqtarin, por sipas mbrojtjes, ishin disa kushte shëndetësore të viktimës, ato që shkaktuan vdekjen.

Ndërsa akuza argumenton se rrahja i shkaktoi vijërojtësit çarjen e aortës, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme nga një hemoragji e brendshme e papërmbajtshme, një mjek ligjor i pajtuar nga mbrojtja argumenton se i ndjeri vuante nga një sëmundje të rrallë, që shkakton çarjen spontane të aortës.

Sidoqoftë, gjyqi i tetë të panderhurve ka fituar një vëmendje të madhe mediatike në Holandë, pasi kjo ngjarje është ajo që ilustron më mirë episodet e dhunës në futbollin holandez.

Top Channel