
Lideri i opozitës Edi Rama, për herë të parë dha detaje të sipërmarrjes
së opozitës për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave.
Kjo do të behet përmes një operacioni publik për kthimin dhe kompensimin e pronave, për të cilën ai shtoi se është kontaktuar edhe një agjensi e huaj e specializuar.
“Te kjo do të bazohemi edhe në shtënien në dorë të dokumentave origjinale të pronësisë simotra të dokumentave të falsifikuara, që mbetën në Shqipëri pas ardhjes së komunistëve në pushtet dhe do t’i marrim nga një vend mik. Do të bëjmë rishikimin e të gjitha koncesioneve dhe e të gjitha privatizimeve që janë të dyshuara si në dëm të publikut. Jemi duke punuar aktualisht me një agjenci shumë të specializuar ndërkombëtare dhe kemi marrë miratimin në parim për të bashkëpunuar. Këto do të na japin mundësi shumë të mëdha për të zgjidhur problemin e pronës dhe për të gjeneruar dhe të ardhura në funksion të kompensimeve të nevojshme, aty ku prona fizikisht është e pakthyeshme”, tha Rama.
Kryetari i opozites detajoi si do te hapen 300 mije te reja te pune, qe Partia Socialiste premton. Gjysma e tyre ne hapesiren rurale, tha Rama, ndersa Qeveria, shtoi ai, do te jete aktive ne kete proces.
“Plani ynë që në katër vitet e ardhshme është që të financojmë 120 milionë dollarë për të krijuar mundësi për punësim të drejtpërdrejtë për 40 mijë njerëz dhe rreth 12 mijë vende punë shoqëruese”, tha Rama.
Kreu i opozites ka bere nje panorame te plote te programit ekonomik te PS i ftuar ne Forumin Ekonomik te Organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise,ku Kryeministri Berisha u perfaqesua nga ministri i Ekonomisë, Florion Mima.
Top Channel