Milan, Galliani: Të enjten takim me Berlusconi-n

28/05/2013 23:45

E ardhmja e Massimiliano Allegri-t dhe e pankinës së Milanit do të vendoset më 30 maj, në një takim mes presidentit Silvio Berlusconi dhe administratorit të deleguar, Adriano Galliani.

“Kam folur me të, – shpjegoi administratori kuqezi. – Tashmë është në Sardenja, por të enjten do të duhet të jetë këtu. Do të mundohemi të gjejmë një zgjidhje me të, që do të jetë në të mirën e Milanit”.

U bënë plot 10 vjet nga finalja e Champions-it kundër Juventus: “E mendova edhe në Londër këtë gjë”, theksoi Galliani.

Mbi këtë cështje ka bërë shaka edhe Barbara Berlusconi, e cila nuk ka dashur t’i ikin komentet në lidhje me trajnerin e ardhshëm.

“Jam në Bienalen e Venecias për një shfaqje arti, jo për të folur për sportin. Nëse më kërkoni se cilin pavion kam pëlqyer, mes atij të Italisë dhe atij të Holandës, mund t’iu përgjigjem se më kanë pëlqyer të dy”.

Top Channel