Klopp: Lewandowski nuk shkon tek Bajerni

28/05/2013 19:50

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klopp, i kërkoi të martën mediave që “t’i japin fund teatrit rreth Lewandowskit”, i cili është lidhur me një kalim të afërt tek Bajerni.

”Situata sot për sot është e tillë që nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga ana e Bajernit. Unë kam besimin që Robert do të luajë me ne edhe në sezonin e ardhshëm. Në ditët e ardhshme do t’i japim fund këtyre spekulimeve”, deklaroi Klopp.

24-vjeçari polak hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Borusian dhe përballë refuzimit të rinovimit, besohet se klubi do ta shesë, për të mos ta humbur në sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Prej disa muajsh, Lewandowski është lidhur me një kalim të mundshëm në radhët e Bajernit, por Borusia pritet të përpiqet t’i japë jetë një ankandi, midis Bajernit, Chelsea dhe Realit, të gjitha klube që kanë shprehur interes për polakun.

Top Channel