“Oklahoma do të ngrihet sërish dhe për këtë do të mbështet nga i gjithë kombi”. Ky ishte mesazhi i dhënë nga presidenti Barack Obama gjatë vizitës në zonat e prekura nga tornado e javës së kaluar.
Obama vizitoi rrënojat që la pas tornado shkatërrimtare dhe pa nga afër pasojat e lëna në komunitetin e qytetit Moore.
24 persona humbën jetën si pasojë e tornados, 375 të tjerë u plagosën dhe rreth 3 mld dollarë përllogariten dëmet e shkaktuara.
“Si amerikanë ne do të ofrojmë mbështetje për këta njerëz që u prekën nga tornado, dhe ne e mbajmë fjalën”, tha Obama.
Ai përgëzoi zyrtarët lokalë dhe sidomos stafin e shkollave që shpëtuan dhjetra jetë njerëzish duke mos llogaritur jetën e tyre. Ndërkohë, në qytetin e prekur u organizua një ceremoni përkujtimore në nderim të viktimave të tornados.
Top Channel