Spanja, Torres rikthehet në kombëtare

27/05/2013 19:40

Fernando Torres pritet të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave, pasi u rigrumbullua nga Vicente del Bosque në përfaqësuese.

Ndonëse sezoni i tij me Chelsea ishte i dobët, goli i shënuar në finalen e Europa League dhe disa ndeshje të mira drejt fundit i mjaftuan “El Nino”-s për t’u rikthyer mes “demave” në listën paraprake të të grumbulluarve.

I përjashtuari i madh i kësaj faze është sulmuesi tjetër, Alvaro Negredo.

Kupa e Konfederatave do të zhvillohet në datat 15-30 qershor në Brazil dhe kampionët e botës dhe Europës në fuqi do të marrin me vete 23 futbollistë për të tentuar të fitojnë, çka do të thotë se edhe tre futbollistë të tjerë do të lihen jashtë listës përfundimtare pas fazës përgatitore.

Portierë: Casillas (Real Madrid), Valdes (Barcelona), Reina (Liverpool)
Mbrojtës: Arbeloa (Real Madrid), Pique (Barcelona), Albiol (Real Madrid), Azpilicueta (Chelsea), Alba (Barcelona), Ramos (Real Madrid), Monreal (Arsenal)
Mesfushorë: Garcia (Manchester City), Busquets (Barcelona), Martinez (Bayern M.), Alonso (Real Madrid), Xavi (Barcelona), Iniesta (Barcelona), Navas (Sevilja), Extebarria (Betis), Mata (Chelsea), Silva (Manchester City), Cazorla (Arsenal), Fabregas (Barcelona)
Sulmues: Villa (Barcelona), Torres (Chelsea), Soldado (Valencia), Pedro (Barcelona)

Top Channel