Rama: Qeveria jonë, aleat i fermerit

27/05/2013 00:00

Nga fshati Tregan i rrethit të Elbasanit, Edi Rama deklaroi se ai vjen
përpara banorëve të kësaj zone si në të gjithë Shqipërinë, me sigurinë
që i jep programi i PS. Jo për të ikur më pas në drejtim të paditur siç
iku Saliu pas 2005-ës, theksoi Rama, por për ta zbatuar këtë program.

“Ne do ta bëjmë shtetin aleatin tuaj. Ne do ta bëjmë shtetin partnerin e
fermerit. Masa konkrete për të ulur kostot e prodhimit. Ne kemi një
plan për uljen e kostove të prodhimit, ne do ta heqim akcizën e naftës
dhe taksën e qarkullimit të naftës. Ne do ta bëjmë zero taksën 20%
tatimin mbi vlerën e shtuar për plehrat kimike. Do ta përgjysmojmë për
farërat dhe fidanët. Ne do të jemi në krye të punës për të garantuar
ujitjen e tokës. 160 milionë dollarë do shkojnë për ujitjen dhe për
kullimin. Krah për krah me ju për të nxjerrë prodhimin në treg”,
deklaroi Rama.

Pasditen e së henës, gjatë një takimi për çështjet e mjedisit dhe
ndotjen, kreu i PS-së tha se qytetarët përballen çdo ditë me rrezikun e
ndotjes duke akuzuar qeverinë për importin e plehrave.

“Kryeministri është shfaqur duke propaganduar për një tunel, që sot
është një territor nën trysninë e vazhdueshme të një ndotjeje të
patregueshme. Kryetari i Bashkisë tha se 1 në 2 persona vdesin nga
ndotjet. Mali i plehrave ngjitur me varrezat e qytetit është dëshmia më
rrënqethëse e një vizioni të kujdesit të qeverisë ndaj këtij vendi, një
vend që mbytet kudo nëpër plehra dhe për shkak të një vendimi sa absurd
dhe kriminal importon plehra nga jashtë. Ne do bëjmë anulimin brenda 100
ditëve të para të ligjit për importin e plehrave. Shqipëria nuk do të
importojë më plehra nga jashtë. Ne do ta anulojmë ligjin dhe do të
vendosim bllokimin për çdo lloj mbeturine brenda Shqipërisë. Shqipëria
s’mund të bëjë atë që s’e bëjnë dot vende afër nesh, që i sjellin
plehrat këtu”, theksoi Rama.Elbasan,

“Më 23 qershor rikthehet liria”

Rama: Shqipërisë do t’i japim një tjetër fytyrë, do të ndërtojmë Europën brenda saj

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Fushë Mbret të Elbasanit, është hasur sërish në shqetësimin e simpatizantëve se kërcënohen për të marrë pjesë në takimet e opozitës.

Një nënë, pasi ka shprehur shqetësimin se e kanë hequr nga puna, për faktin se është e majtë, e ka bindur të bijën të takohet me Ramën, pa patur frikë për të shkuar në shkollë të nesërmen.

“Vajzën e kam në gjimnaz, është edhe këtu, por më thotë ‘bobo moj mami, si do iki nesër në gjimnaz’. Tashmë i them të dalë përpara e të takojë Edin, pa pasur frikë se si do të shkojë nesër në shkollë”, tha e pranishmja.

Lideri socialist ka reaguar, duke deklaruar se pas 23 qershorit shqiptarëve do t’i rikthehet liria. Rama ripërsëriti premtimin e tij se nuk do të njohë asnjë gjobë të qeverisë ndaj biznesit, si dhe që të gjithë personat, që janë hequr nga puna si pasojë e presionit politik, do të rikthehen.

“Bizneset e vogla në Elbasan janë masakruar me gjoba, ndërsa bizneset e mëdha në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi shumë të qartë në këtë pikë, që nga data 1 mars e deri në 23 qershor ne nuk do të njohim asnjë nga këto gjoba. Kush i merr, le t’i mbajë atje si dëshmi të faktit që i bën nder që nuk është me këta. Kush hiqet nga puna se nuk i shkon në miting, se nuk i shkon nga mbrapa, se nuk i bindet urdhrave të këtyre, drejtora shkollash apo drejtora zyrash e agjencish, le të hiqen nga puna se do rrijë pa punë 1 muaj dhe do rifitojë punën për 4 vjet”, tha Rama.

Kreu socialist tha se do t’i japë një tjetër fytyrë Shqipërisë, për të ndërtuar Europën brenda saj.

“Europa që kërkon Saliu është një përrallë, për t’iu hedhur hi syve njerëzve, duke i thënë ditë e natë që fajin e ka opozita, kush ka një hall duhet ta dijë, sipas tij, se halli ka lidhje me opozitën dhe kush nuk ka punë, duhet ta dijë se e ka lënë opozita pa punë, ashtu si dhe për ata që nuk kanë lek, për ata që s’kanë mundësi të kurohen nëpër spitale. Kjo nuk është Europë”, tha Rama.

Rama: Jo monopol mbi duhanin

Fillimi i javës së dytë të fushatës elektorale e çoi kreun e Partisë
Socialiste Edi Rama në Bashkinë e Belshit, në jugperëndim të Elbasanit. Kjo zonë, e cila ka qene me e madhe duhan kultivuese ne vend, e siguron jetesën vetem nga kjo kulture. Këtu Edi Rama premtoi për t’i dhënë fund monopoleve të duhanit.

“Ju rri si një re e zezë mbi kokë, një monopol mbi duhanin, një monopol që ne do ta shkallmojmë, siç do të shkallmojmë të gjitha monopolet në Shqipëri, për t’i hapur rrugë konkurrencës së lirë dhe për t’i dhënë mundësinë çdo njeriu të zakonshëm, që me talentin dhe vullnetin e vet të bëhet një sipërmarrës i suksesshëm, pa gjetur përpara muret e monopoleve dhe barrikadat e klientëve të pushtetit. Ne kemi një program, që është në radhë të parë programi i Rilindjes së fshatit. Sepse ne besojmë që nga rilindja e fshatit, nga rritja e prodhimit të tokës fillon mirëqenia për fshatin, por siguron dhe mirëqenien për qytetin”, tha Rama.

Ndërsa Ben Blushi, i cili udhëheq listën e socialistëve për Elbasanin e përqendroi fjalën e tij në premtimet e deputetëve demokratë ndër vite për këtë zonë.

“Ku i keni deputetët e Partisë Demokratike? Ku janë deputetët e Partisë Demokratike? Eshtë dita sot për të gjithë ne, për të pyetur këta cfarë kanë bërë për Belshin, për Dumrenë, përvecse kanë futur njerëz në punë me para”, tha Blushi.

Takimet e Edi Ramës vijuan në fshatin Tregan. “Ne do ta bëjmë 0 taksën 20 për qind tatimin mbi vlerën e shtuar për plehrat kimik. Do ta përgjysmojmë atë për farërat dhe fidanët. Ne do të jemi në krye të punës për të garantuar ujitjen e tokës”, tha Rama.

Top Channel