F1, Rosberg: I lumtur për fitoren në shtëpi

27/05/2013 00:00

Nico Rosberg theksoi se për të ishte shumë i veçantë fakti që fitoi në shtëpinë e tij, duke iu referuar vendit të parë në Cmimin e Madh të Monakos, gara e gjashtë e botërorit të Formulës 1.

“Ishte e jashtëzakonshme. Montekarlo është shtëpia ime, jam rritur, kam jetuar dhe kam bërë shkollën këtu. Ishte një fundjavë perfekte”, deklaroi gjermani i Mercedes.

Rosberg i bëri një përmbledhje garës së vështirë në pistën më të veçantë të Formulës 1: “U nisa keq dhe mu afruan shumë Hamilton dhe Vettel, por e ruajta vendin e parë. Makina ishte mirë dhe gomat gjithashtu.”

Nico është piloti i parë që përsërit suksesin e babait të tij në garën e Monakos. 30 vite pas fitores së Keke Rosberg, Nico mbyll garën i pari: “Është diçka e veçantë, por nuk e mendoja këtë gjë gjatë garës.”

Top Channel