F1, Alonso: Ishim shumë të ngadaltë

27/05/2013 00:00

Fernando Alonso përfundoi Cmimin e Madh të Monakos në vendin e shtatë dhe i ndërgjegjshëm që nuk mund të kishte bërë më shumë në këtë garë.

“Nuk kisha ritëm dhe nuk mund t’i qëndroja pas rivalëve. Ishim shumë të ngadaltë. Më pas, kishte edhe faktorë të tjerë që nuk na favorizuan, si dalja në pistë e Safety Car apo agresiviteti i Perez”, theksoi piloti i Ferrarit.

Mbi pilotimin e meksikanit të McLaren, spanjolli foli qartë: “Në Bahrein i doli mirë ky agresivitet, ndërsa sot la garën nga një pilotim i tillë. Shpresoj të ketë vënë mend. Pilotë si Perez nuk e kanë problem të përplasen, por ne kryesuesit humbim shumë në lidhje me titullin kampion. Është e lehtë të jesh agresiv kur lufton për vend të dhjetë.”

Në fund, Alonso kërkon të harrojë sa më shpejt Monakon dhe mendon për garën e ardhshme: “Në Kanada do të jemi në formë të mirë dhe shpresojmë të marrim shumë pikë.”

Top Channel