
Kryeministri Sali Berisha gjatë qëndrimit këtë të hënë në qarkun e Shkodrës përuroi një rrugë të re.
Në komunën Gur i Zi është ndërtuar një aks rrugor, që lidh fshatin Vukatane me qendrën e komunes dhe me rrugën nacionale.
Sipas Kryeministrit, Qeveria e tij po ben gjithcka per te permiresuar jeten e qytetareve, kudo ku ata ndodhen, duke lehtesuar dhe duke ulur koston e nxjerrjes se prodhimeve te tyre ne treg. Zoti Berisha thote se rimbursimi me leke ne dore i akcizes se naftes per fermeret, rimbursimi i tvsh per plehrat kimike dhe makinerite qe perdoren per prodhim, jane vetem disa nga lehtesite e qeverise se tij me qellim rritjen e te ardhurave dhe mireqenies.
“4 vitet qe vijne, jane vitet ne te cilat ju firmosni rritjen e metejshme te rrogave dhe pensioneve ne mbare Shqiperine, jane vitet qe ju firmosni marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”, tha Berisha.
Duke ironizuar kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, per paqendrueshmeri dhe mungese serioziteti, Kryeministri ftoi shqiptaret te bashkohen me projektin e Partise Demokratiike per Shqiperine e zhvilluar dhe europiane.
“A e degjuat dje shokun e autobusit ne Brataj? ‘Po ju bej be ne rrase te gurit-tha, se nuk do t’ju tradhetoj’. Nuk tha dot ‘po ju bej be ne Bibel’, se ai konvertohet cdo 5 vjet. Po le ta leme shokun e autobusit, ne ndertojme rruge, qe ta leme ate ne autobus. Ne do shkojme perpara. Fitore”, tha Berisha.
Top Channel