Bayern Munchen, e ardhmja e Lewandowski

27/05/2013 13:40

Cezary Kucharski, agjenti i Robert Lewandowski, ka pranuar se sulmuesi polak është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate me Bayern Munchen edhe pse ka mohuar se marrëveshja është arritur.

“Për ne situata është e qartë, por nuk kemi firmosur ende. Klubet duhet të arrijnë një marrëveshje”, theksoi Kucharski.

Këto deklarata i shtohen atyre të Jupp Heynckes, trajnerit të Bayern Munchen, i cili pas finales së Ligës së Kampioneve deklaroi se pas Mario Gotze, Lewandowski do të ishte blerja e radhës e skuadrës që ai do të lërë në fund të sezonit.

Robert Lewandowski ka qenë sulmuesi kryesor i Borussia Dortmund në 3 vitet e fundit, ku verdhezinjtë kanë fituar dy kampionate radhazi dhe arritën në finalen e Champions League këtë sezon.

Top Channel