Champions, vlerësohet “Supersporti”

26/05/2013 11:50

Një vlerësim të veçantë për finalen e madhe të Champions League merr edhe “Supersport”, që ka bërë një mbulim të imtësishëm informativ të finales deri në detajet më të vogla, por edhe për promovimin e veçantë që i ka bërë ndeshjes më të rëndësishme për futbollin e klubeve.

Prestigjozja spanjolle “AS”, në faqen e saj “online” përcjell si një gjetje origjinale spotin promovues.

“Promocion spektakolar për finalen gjermane”, titullon “AS”, duke transmetuar edhe sportin publicitar të “Supersport” që është vlerësuar si një nga partnerët më korrektë të UEFA-s, përsa i përket transmetimit televiziv të kompeticionit më elitar të futbollit europian.
 

Top Channel