Londër, përleshje mes tifozeve gjermanë

25/05/2013 00:00

Rreth 150 mijë tifozë gjermanë të Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit ndodhen në Londër për të qenë sa më pranë skuadrës së tyre të zemrës që sonte luan finalen e Ligës së Kampioneve.

Por gjakrat janë nxehur mes dy tifozerive të vendosura në rrethinat e stadiumit Wembley, ku do të zhvillohet takimi. Video amatore të postuara në internet tregojnë se si tifozët kanë hedhur fillimisht sende të forta kundrejt rivalëve të tyre, e më pas janë përleshur edhe fizikisht.

Sirenat e policisë kanë shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa prezenca e tyre është rritur ndjeshëm, brenda dhe jashtë stadiumit për të shmangur ngjarjet e pakëndëshme të kësaj nate magjike.

Top Channel