GP Monako, incident për Massa-n

25/05/2013 00:00

Në sesionin e fundit të provave të lira në Monterkarlo Felipe Massa
humbi kontrollin e Ferrari-t të tij duke u përplasur me pengesat në anë
të pistës.

Nga imazhet e ripërsëritura vihet re se Massa ka patur një problem…dukej sikur ai nuk arrinte të xhironte dot rrotat e makinës.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një gabim të pilotit apo një defekt të makinës, por sidoqoftë tani beteja më e madhe është ajo me kohën. Duke qenë se makina është dëmtuar ajo duhet të rregullohet në kohë rekord dhe të jetë gati për të dalë në pistë.

Top Channel