Finalja, frikë sulmesh terroriste në Gjermani

25/05/2013 00:00

Policia Federale në Gjermania ka lëshuar alarmin për rrezikun e sulmeve terroristë në rrugët dhe sheshet e Dortmundit dhe të Myhinut, ku tifozët e dy skuadrave do të grumbullohen për të ndjekur përballjen e vlefshme për finalen e Ligës së Kampioneve.

Sic raporton “Der Spiegel”, policia federale, (BKA) ka marrë informacione për mundësinë e një sulmi me bombë.

“Kemi marrë disa referenca për personat që mund të ndërmarrin sulmin, por jo vendin apo kohën kur mund të ndërmerret ky sulm”, deklaroi për N-Tv, Wolfgang Bosbach, një politikan i lartë gjerman.

Në Mynih të paktën 45 mijë tifozë do të mësyjnë Allianz Arena-n për të ndjekur nga ekranet e mëdhenj finalen, ndërsa 30 mijë të tjerë pritet të grumbullohen në Theresienëiese, arena që mirëpret cdo vit festivalin e birrës, “Oktoberfest”.

Në Dortmund, 40 mijë tifozë pritet të dalin në shesh, por frika më e madhe është në Berlin, ku sheshet nga ku do të mund të shihet ndeshja e më pas të qeshet ose të qahet, mban plot gjysmë-milioni njerëz dhe ndodhet në distancë fare të vogël nga Bundestagu, parlamenti federal gjerman.

Frika për sulme terroriste nuk pritet të shkaktojë asnjë efekt në derdhjen e tifozerive të të dyja skuadrave në rrugë dhe sheshe, ndërsa policia gjermane dhe autoritetet e tjera të sigurisë njoftuan marrjen e masave për të shmangur incidentet.

Top Channel