Policia e Hollivudit ka nisur hetimet pasi varri i aktorit të ndjerë Micheal Clarke Duncan u vandalizua me grafiti, siç u zbulua gjatë së premtes.
Një anëtar i familjes së aktorit, i ndarë nga jeta më gjatës 2012-s, deklaroi për revistën “TMZ” se ndërsa shkoi të vizitonte Duncan, pa se mbi epitaf ishin vizatuar karikatura me përmbjetje ofenduese raciste.
Simbole të turpshme ishin vizatuar edhe mbi vetë pllakën, e vendosur mbi arkivolin e Duncan.
Aktualisht, sipas “TMZ”, autoritetet kanë nisur hetimet për një krim të motivuar nga “urrejtja racore”.
Micheal Clarke Duncan, ne rolin e tij legjendar ne “Green Mile”
I kandiduar për “Oscar” dhe i bërë i famshëm nëpërmjet rolit të tij legjendar në “The Green Mile”, midis shumë roleve të tjera, Duncan u nda nga jeta në shtator 2012 pas një infarkti, në moshën 54-vjeçare.
Top Channel