“Trondit” Monako, 70 mln euro për dyshen e Portos

24/05/2013 19:45

Monako mund të jetë klubi që do të dominojë merkaton europiane të kësaj vere, ndërsa sinjali i parë nga klubi francez i porsangjitur në Ligue 1 është i qartë: Me 70 milionë euro, monegaskët siguruan sot dyshen Moutinho-Rodriguez nga Porto.

I vendosur në pronësinë e një miliarderi rus, Dmitry Rybolovlevit, i cili ka një pasuri prej rreth 9,1 miliardë eurosh sipas revistës “Forbes”, duke qenë më i pasur se Abramovich, Monako ka plane të mëdha dhe synon të rivalizojë me Paris SG në Francë dhe në Europë.

Një operacion rrufe, ai i përfunduar ditën e premte, i siguroi klubit të Principatës për 45 milionë euro sulmuesin kolumbian dhe për 25 mesfushorin portugez, të shumëkërkuar dhe shumëvlerësuar nga një numër klubesh të tjera të rëndësishme europiane.

Midis futbollistëve të tjerë për të cilët përflitet interesimi i Monakosë janë Valdes, Tevez, Falcao, Kompany, Menez, Cassano apo Rooney.

Top Channel