Skandal në NBA: Parker jashtë 5 më të mirëve

24/05/2013 04:10

Dihet që LeBron James është MVP (Lojtari më i vlefshëm) i NBA dhe për këtë nuk ka aspak dyshim, por është po aq e qartë se Tony Parker i përket ekipit të parë (formacionit bazë) të Ligës.

Në fakt, lojtari që luan si “Point Guard” (pikëshënues) te San Antonio Spurs nuk është në 5-shen më të mirë, pasi në vend të tij është përfshirë Chris Paul i Los Angeles Clippers, një yll i vërtetë i basketbollit, por që aktualisht po i sheh ndeshjet e “play-off”-eve nga shtëpia.

Edhe në sezonin e rregullt të NBA nuk ka qenë kurrë më superior se sa Parker, një franko-belg. Është e çuditshme ta thuash për një lojtar të Greg Popovich, por Parker është shumë i nënvlerësuar nga kolegët përtej oqeanit.

Në 5 më të mirët, veç James dhe Paul, janë edhe Kobe Bryant, Kevin Durant dhe Tim Duncan. Ky i fundit është koleg i Parker-it, po aq deciziv në ecurinë e ekipit të tij sa edhe miku i tij nga Europa.

Nëse ylli nga Karaibet po kalon një “rini të dytë”, ish-bashkëshorti i Eva Longoria-s është në maturim të plotë dhe mund të konsiderohet si më decizivi i skuadrës teksane.

Ka përparuar me 1 pikë më shumë sa i përket mesatares së realizueshmërisë, duke kaluar nga 20,3 në 21,6. Ka ruajtur mesataren e asisteve, nga 7,6 në 7,5; dhe është rritur ndjeshëm sa i përket topave në tabelë (rebound), nga 3 në 3,9.

Është rritur numri i gjuajtjeve dhe është përkeqësuar përqindja, kjo është e vërtetë, por është po aq evidente se Parker është “ndëshkuar” nga problemet fizike, aq sa i është nënshtruar edhe rezonancës magnetike në pulpën e majtë.

Spurs-at do të shkojnë deri në atë fazë ku do të dërgohen nga organizatori i tyre, një meritë që nuk mund ta dërgojë atë në listën e 5-shes së dytë më të mirë gjatë këtij sezoni. Madje, ka nga ata që kanë dashur ta shohin në garën për MVP.

E tepërt? Ndoshta, por kjo do të ishte më pak skandaloze, se sa përjashtimi i tij nga 5 më të mirët, edhe pse gjendet në një shoqëri të mirë, pasi në 5-shen e dytë janë përfshirë lojtarë si Carmelo Anthony, pikëshënuesi më i mirë, Russell Westbrook, Blake Griffin dhe Marc Gasol, tashmë kundërshtar i tij në ndeshjet që po zhvillon San Antonio ndaj Memphis Grizzlies.

Top Channel