“Mbrëmjet” e shkëlqyera të Irina Shayk

24/05/2013 18:25

Irina Shayk mbetet një prej femrave më tërheqëse të botës, pavarësisht nga veshja e saj.

27-vjeçarja, e shumëkërkuar për linjat e mrekullueshme nga prodhuesit e veshjeve intime, mbetet po aq tërheqëse kur trupi i saj mbulohet me rroba sporti, veshje shtëpie, plazhi apo mbrëmje.

Këtë gjë, e dashura ruse e Cristiano Ronaldos e tregoi edhe një herë më shumë ndërsa me një fustan transparent të zi tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në Kanë, gjatë Festivalit të Filmit.

Shayk, e cila në atë eveniment për pak bëri xhiron e botës kur një defekt në fustan rrezikoi të “mos i linte asgjë fantazisë”, ishte e pranishme këtë të enjte në edicionin e ri të evenimentit “Kinemaja kundër AIDS”-it, zhvilluar në një hotel prestigjioz në Antibe.

Këtë herë, ishte një fustan i mrekullueshëm rozë, flokët e shtrira dhe pamja e saj ëngjëllore, e cila e tregoi të mahnitshme në këtë eveniment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA