Në fillim të kësaj jave dukej se e kishte marrë veten nga ndarja e radhës me Robert Pattinson pasi u pa duke ia kaluar mirë me një shok, por Kristen Stewart është rikthyer sërish në zymtësinë e saj.
Aktorja e sagës ‘Twilight’ humbi krejtësisht kontrollin të enjten, kur i drejtoi paparacëve gishtin e mesit. Stewart ndodhej në një parking me një shoqe dhe të gjithë rrugën deri tek makina e bëri me gishtat e mesit ngritur.
Robert Pattinson u zhvendos sërish nga “foleza e dashurisë” që ndante me Kristen Stewart pas zbulimit se ajo ruante kontaktet me regjisorin Ruper Sanders, me të cilin e tradhëtoi verën e kaluar.
Miq të përbashkët të çiftit hollivudian, të cituara nga mediat rozë në Shtetet e Bashkuara, deklaruan se Robert përfitoi nga një moment kur Kristen ndodhej në dush për të lexuar mesazhet në celularin e saj. Aty ai ka gjetur një bisedë mes saj dhe regjisorit Ruper Sanders me të cilin bashkëpunoi jo vetëm për filmin “Borëbardha dhe gjahtari”…
Gjithcka ka ndodhur pikërisht ditëlindjen e tij, më 13 maj. Ai është fotografuar me automjetin e tij ku të ngarkuara kishte sendet vetjake dhe në mbrëmje nuk ka ftuar Kristen në festimet e 27-vjetorit të lindjes.
Miqtë e përbashkët thanë se Robert i ka kërkuar Kristen të mos e telefonojë më dhe është shprehur se nuk do të kthehet më kurrë me të.
Top Channel