F1, statistika: Alonso nuk fiton në Monako

24/05/2013 21:00

Në bazë të statistikave, Fernando Alonso nuk do të mund të arrijë të fitojë garën e Monakosë, që mund të jetë suksesi i tretë i spanjollit në këtë sezon nëse do të ndodhë ndryshe.

Në historinë e Formulës 1, asnjë pilot nuk ka arritur të fitojë në garën e Principatës në drejtimin e tre makinave të ndryshme dhe kampioni i dyfishtë i botës, ka arritur të triumfojë më parë me Renault dhe McLaren.

Megjithatë, ndërsa statistikat përjashtojnë fitoren, ato bëjnë pothuajse të sigurt që spanjolli do të arrijë të renditet gjithmonë më mirë se sa vendi nga i cili do të niset në këtë pistë.

Në tre sezonet e tij të mëparshme me Ferrarin, në 2010-n, falë një gabimi në provat zyrtare, Alonso u nis në vendin e fundit, por përfundoi garën i gjashti.

Në vitin 2011, i nisur nga vendi i katërt, Alonso arriti të përfundonte në shkallën më të ulët të podiumit, ndërsa në sezonin e shkuar, “preku” fitoren duke u pozicionuar i dyti, pasi rikuperoi dy vende nga nisja, si i katërti.

Top Channel