" /> ">

“Ëmbëlsohet” lidhja Rita Ora-Dj Harris

24/05/2013 16:50

Lidhja midis Rita Orës, këngëtares me famë ndërkombëtare të lindur në Kosovë dhe DJ Calvin Harris, duket se është duke u “ëmbëlsuar” gjithmonë e më shumë, siç treguan dhe fotografitë e publikuara në shtypin britanik.

22-vjeçarja dhe DJ skocez u fotografuan ditën e enjte pasi darkuan në një prej restoranteve më shik të Londrës.

Në mënyrë të rastësishme, në të njëjtin restorant, gjatë mbrëmjes darkuan edhe disa yje të tjerë të “show-bizz” botëror, midi stë cilëve Selena Gomez apo Ëill Smith me të birin.

Megjithatë, ndryshe nga “VIP”-at e tjerë, Ora dhe Harris e vazhduan mbrëmjen e tyre në mënyrë shumë romantike.

Ata vendosën që të bënin një xhiro nëpër parqet e qytetit, ndërsa u futën në një supermarket për të blerë ëmbëlsira, siç dëshmuan edhe fotot që paparacët i shkrepën pas daljes nga supermarketi çiftit.

Në qesen blu që mban 29-vjeçari, duket qartë një kuti çokollatash dhe disa ëmbëlsira të tjera.

Mbase të detyruar prej fotografëve, Ora dhe Harris e mbyllën më shpejt natën e tyre, duke ndërprerë shëtitjen romantike e duke u rikthyer në shtëpi së bashku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA