Real Madrid ndryshon fanellë e sponsor

23/05/2013 05:00

Reali Madrid ndryshon ngjyrë dhe sponsor për sezonin e ardhshëm.

Në internet është shfaqur fotoja e fanellës së dytë për vitin tjetër, që në impaktin e parë të bën përshtypje ngjyra blu, e ngjashme me atë të Chelsea-t, që për ironi të fatit do të jetë edhe skuadra e re e Mourinho-s.

Janë shfaqur edhe fotot e fanellës së parë, e bardhë me shirita portokalli, shumë pak tradicionale kjo, dhe fanella e tretë, e tëra portokalli.

Por, nuk ka ndryshuar vetëm ngjyra: gjëja më e rëndësishme ka të bëjë me sponsorin, pasi do të kalohet nga Bwin te Fly Emirates, siç bëri Milani në vitin 2010. Akordi thuajse është arritur, por mungon zyrtarizimi.

Bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare prej 25 milionë eurosh në sezon. Zërat që ishin përhapur deri më tani, konfirmohen nga kjo shfaqje e parakohshme e fanellave.

Top Channel