Jennifer Aniston, më e “nxehtë” se kurrë

23/05/2013 16:05

Jennifer Aniston duket se përmirësohet me kalimin e kohës. Aktorja 44-vjeçare shfaqet me të brendshme në trailerin e filmit të saj më të ri ‘We’re The Millers’ dhe është një kënaqësi e vërtetë për sytë.

Aniston interpreton në film rolin e një striptisteje, ndërsa Jason Sudeikis luan rolin e një shitësi marijuane, i cili ndërton një familje të rreme në përpjekje për të kaluar një anije të madhe me kanabis nga Meksika në SHBA.

Regjisori i filmit ‘We’re The Millers’ është Rawson Marshall Thurber.

Filmi do të shfaqet për herë të parë në kinematë amerikane më 9 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA